E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama ironi me Bullgarinë : E kuptoni ju, ka dalë Bullgaria tani që është burrë, se të ishte ndonjë femër e bukur hajde de
Lajme

Rama ironi me Bullgarinë : E kuptoni ju, ka dalë Bullgaria tani që është burrë, se të ishte ndonjë femër e bukur hajde de

Kryeministri Edi Rama ka pasur një mesazh dhe për Bashkimin Europian gjatë fjalës së tij në samitin e “Open Balkan” që po mbahet në Ohër. Rama tha se Shqipëria nuk do bëhet gati për dasmë, por do shkojë me rrobat e rastit, duke iu referuar mbledhjes së ardhshme t% Këshillit Europian.

Rama tha se Ballkani i Hapur është burrë, Europa e Bashkuar është nusja, dhe iu drejtuar dhe liderëve të Maqedonisë së Veriut.

“Dy fjalë për BE-në për dasmën e radhës, se sa herë afron ky Këshilli Evropian është njësoj si të bëhemi gati për dasmë. Unë e kam thënë dhe më parë, Shqipëria nuk do përgatitet më për dasmë, do vishet me rroba të rastit. Në pritje të krushqve se nuk vjen dhëndri në derë..

Ballkani i Hapur është burrë, Europa e Bashkuar është nusja. Kjo është keq për ne se po të ishim nusja nuk do ngelnim në derë. Ne e kemi shumë të qartë rrugën tonë. Ne do ta ndërtojmë Europën këtu. Do ndërtojmë sistemet tona të funksionimit, të shtetit, të ekonomisë, të gjitha dhe prandaj kur ata të duan dasmën do jemi gati. Ndaj u themi miqve të Maqedonisë së Veriut të mos ta marrin me stres.  Ka dalë Bullgaria, e kuptoni apo jo? Bullgaria është “burrë” për vetë se të ishte ndonjë femër e bukur si shumë të tjera ne Evropë, hajde de, por edhe Bullgaria një “burrë’’ me probleme është. Kështu që na ka dalë Bullgaria përpara. Ne shqiptarët jemi në rregull. Nëse do duan ta bëjnë dasmën, këtu na kanë, gati jemi. Nëse s’do duan, prapë këtu jemi, s’ka asnjë problem, kështu që, i dashur Dimitër, të dashur miq të Maqedonisë së Veriut, tani është koha t’i jepni fund këtij stresi, “na u hapën, s’na u hapën, na erdhën, s’na erdhën, na duan, s’na jduan”.”, deklaroi Rama.

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar krimet e luftës në Ballkan nga Serbia në takimin e Ballkanit të Hapur të mbajtur në Ohër.

Teksa fliste nga foltorja ku përballë tij ndodhej i ulur Aleksandër Vuçiç, masakrat serbe, në Kosovë, Bosnje e më gjerë ai i përmblodhi me fjalët “ke vrarë këtë, atje ke therur atë”

Vetëm në Kosovë janë të regjistruar zyrtarisht të paktën 13.500 viktima nga masakrat serbe, ku në mesin e tyre ka fëmijë, pleq e gra. Gjatë luftës së fundit 98/99, në fshatrat e qytetet e Kosovës janë kryer mbi 400 masakra nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe.

Për të mos folur më pas për masakrat në Bosnje dhe Hercegovinë ku vetëm në Srebrenicë u vranë 8 mijë burra e djem.

“Duke qenë burri, burrë me gjithë këto probleme, me gjithë këto historira, “ke qenë atje dhe ke vrarë këtë, atje ke therur atë, këtu ke hedhur në erë këtë”, është problem i madh. Por ne e kemi shumë të qartë këtë. Ne duhet ta ndërtojmë Europën këtu”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë vijoi edhe më tej kur hoqi shenja barazie mes genocidit serb në Kosovë dhe Ballkan dhe hedhjes së bombës atomike nga SHBA-ja në Japoni në Luftën e Dytë Botërore.

“Po i kthehem prapë ambasadorit Chris Hill, i cili më tha diçka që nuk e kisha menduar asnjëherë, shumë e thjeshtë. Shtetet e Bashkuara kanë hedhur dy bomba atomike në Japoni dhe një nga aleancat strategjike më të forta dhe nga miqësitë më të ngushta sot dhe jo sot, por prej shumë vitesh në arenën ndërkombëtare është aleanca dhe miqësia e Shteteve të Bashkuara me Japoninë, pas dy bombave atomike. Urdhëroni se ku është sot Japonia dhe nuk do ishte sot aty nëse do të vazhdonte ende sot e gjithë ditën të qëndronte me kurriz nga Shtetet e Bashkuara duke i kërkuar më parë që Shtetet e Bashkuara të uleshin në gjunjë për bombat atomike. Të gjitha gjërat kanë radhën e tyre”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.