E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas  dëshmisë së Nuredin Dumanit policia zbarkon në banesën e biznesmenit Xhevdet Troplini
Lajme

Pas dëshmisë së Nuredin Dumanit policia zbarkon në banesën e biznesmenit Xhevdet Troplini

Pak ditë më parë, policia ka kryer kontrolle në banesën e biznesmentit Xhevdet Troplini, i njohur me pseudonimin “Poja”.

-1200-630-625d55ca14e39

Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të operacionit Plumbi i Artë pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Troplini ka dhënë dëshminë e tij para oficerëve të policisë, vetëm pak ditë pas operacionit që çoi pas hekurave nëntë persona dhe rëndoi pozitën e nëntë personave të tjerë që ishin të arrestuar.

Troplini ka qenë pjesë e listës së biznesmenëve të gjobitur në Durrës nga Emiljano Shullazi. Emri i tij është lakuar dhe për dy atentate, atë të 2017 ku në Mbikalimin e Sukthit mbetën të vrarë Juxhin Dauti dhe Ervin Dalipaj, si dhe atentatit ndaj kunatit të Lulzim Berishës, Plarent Dervishajt në 2019.

Biznesmeni ka qenë në rrjetën e OFL pasi iu sekuestrua një automjet i blinduar tip ‘Jeep’ por më pas i është rikthyer pasi e kishte me dokumentacion të rregullt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.