E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëzohet kërkesa e PD-së për ngritjen e një Komisioni për Investimet Strategjike, Alibeaj: S’mund të votohej ne fshetësi!
Publik News

Rrëzohet kërkesa e PD-së për ngritjen e një Komisioni për Investimet Strategjike, Alibeaj: S’mund të votohej ne fshetësi!

Maxhoranca ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla deklaroi se në 31 maj u mblodh Konferenca e Kryetarëve ku nuk u miratua futja në rendin e ditës së kërkesës për komisionin hetimor.

Edhe gjate seances së sotme, kryeparlamentarja e ka hedhur ne votim futjen e kesaj kerkese ne rendin e dites dhe ajo eshte rrezuar me votat e maxhorancës.

Ky vendim ka sjellë reagimin e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj i cili u shpreh se kjo është bërë në kundërshtim të rregullores së Kuvendit.

Nikolla: Më 31 maj 2022, u mblodh konferenca e kryetarëve dhe u vendos për të mos miratuar një kërkesë të Alibeajt për të ngritur një komision të posaçëm për investimet strategjike.

Alibeaj: Kërkesa të tilla befas që fusni ju ne votim janë jashtë rregullores. Ju e vendosët ta fusni sot. Sipas rregullores, ai vendim duhet të debatohet, diskutohet. Për këtë arsye në rendin e ditës të dalë dje, kjo nuk ishte. Kërkesa ime është që kjo çështje të ketë kohën e duhur për ta diskutuar nga senaca plenare nga të gjithë deputetët. Kalimi në mënyrë të fshehtë nuk ju bën nder as ju dhe as parlamentit.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga Kuvendi akuzoi PD-në se po bën përpjekje për falsifikim sa i takon kërkesës së tyre për të kërkuar mocion për komisionin hetimor për investimet strategjike.

Balla tha se kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë në këtë kuvend.

“Grupi parlamentar i PD ka më shumë nevojë për të mësuar rregulloren. Në Konferencën e Kryetarëve debati që është bërë për këtë çështje ishte i qartë. S’të bën nder të ndërhysh, se je sekretar i PD-së. Ta sqaroj unë. (I drejtohet Bardhit) Ka dy vlerësime, aspekti i përmbushjes së formës dhe karakterit formal të kërkesës. S’doja ta zhvilloja këtë debat me ju. Ska ndodhur në Kuvend që të marrësh firma nga një kërkesë të rrezuar dhe me të njëjtat firma të sjellësh një kërkesë të re. Kjo është përpjekje për falsifikim. Firma është një shprehje vullneti që shprehet një herë. Nuk mund ta marrësh firmën e një firmëtari dhe ta transferosh në dokumentin tjetër. Aty ishin shtuar dy firma të reja për një dokument të ri. Si mund t’ju besojnë juve qytetarët kur kërkoni zbatimin e ligjit dhe e nisni kërkesën tuaj me shkelje ligji. S’ka ndodhur kurrë Kur këtu ishte Pjetër Arbnori, Skëndër Gjinushi, Ilir Mreta, Gramoz Ruçi. S’ka ndodhur kurrë. Është detyrë e kryetarit të Kuvendit që të vendosë nëse kërkesa plotëson kushtet. Me vjen shumë keq që e zhvilloj këtë debat me ju, mendova se e përmbyllët këtë kërkesë në Konferencën e kryetarëve. Mblidhni firmëtarët dhe natyrshëm; hajde të bëjmë debatin. Debati zhvillohet kur kërkesa përmbush kriteret formale. A i përmbush kërkesa kushtet? Jo se janë plotësuar firmat, se është ngritur Luli nga gjumi dhe ka ardhur. Jo, kërkesën bëjeni nga fillimi.”, tha Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.