E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi: E rrëzuat pasi një nga ministret rrezikon të shkojë në burg! Bashkëshorti
Politikë

Bardhi: E rrëzuat pasi një nga ministret rrezikon të shkojë në burg! Bashkëshorti

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Kuvendi rrëzoi kërkesën e demokratëve për ngritjen e një Komisioni për Investimet Strategjike.

Nga Foltorja e Kuvendit, Bardhi u shpreh se mazhoranca ka frikë të hetojë procedurat e investimeve, pasi ka deputetë dhe ministra që rrezikojnë burgun.

Bardhi thotë se në kushtet e konfliktit të interest, bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka, ka marrë statusin e investitorit strategjik.

“Të na japësh ti Balla leksione për shkresat dhe administratën, është tja fusësh me vrap nga ky parliament. Në 24 maj, konferenca e kryetarëve rrëzoi kërkesën e parë të PD-së me pretekstin se Agron Duka ishte tërhequr nga kjo kërkesë. Ju e rrëzuat kërkesën në kundërshtim me ligjin pas inga 35 firma ngelën 34. Sipas pikës 2 të nenit 5 të ligjit për komisionet hetimore, mjaftojnë 5 firma të deputetëve që klërkesa për komision hetimor të shqyrtohet nga seanca plenare. Ekzistenca e 35 firma për të ngritur komision.

Nuk ka nevojë për 35 firma që kërkesa të shqyrtohet në seancë plenare. 34 nismëtarët e tjerë të kërkesës për komision hetimor. Kemi paraqitur në datë 27 maj, një kërkesë ku sqarojmë, pasi jemi njohur me tërheqjen e firmës së Agron Dukës, kemi bërë korrigjimin dhe pasqyrimin e këtij fakti në kërkesën e komisionit hetimor. Hartuam një kërkesë të 36 deputetëve të Kuvendit. Është hartuar komform ligjit për komisionet hetimore.

I gjithë sqarimi që keni bërë në konferencë kryetarësh, është një justifikim sepse qytetarët janë dëshmitarë se 1 javë përpara se të depozitonim një kërkesë për ngritjen e komisionit, kryeministri tha harrojeni se do ngremë komision hetimor për të hetuar procedurat e investimeve strategjike.

Një deputet i këtij Kuvendi që është një nga ministrat më të rëndësishëm të këtij Kuvendi, rrezikon mandatin dhe së dyti të shkojë në burg. Në kushtet e flagrante të interest, bashkëshorti I saj ka fituar statuisin e investitorit strategjik. Individë anonimë me kompani offshore, kanë përfituar të gjitha projektet për investime strategjike.

Pasuri publike janë kthyer në plaçkë ku ministrat ndajnë pronat me njëri-tjetrin. Kryeministri zgjohet në mëngjes dhe përcakton se kujt do t’i japë një copë tokë në bregdet. Dilni këtu dhe nuk dini se çfarë flisni. Zonja kryetare, merr listën e 36 firmëtarëve dhe pyeti kolegët këtu a kanë vullnet për ngritjen e komisionit hetimor” – tha Bardhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.