E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Scholz zbulon arsyet e vizitës në rajon, mbështetja për Procesin e Berlinit
Publik News

Scholz zbulon arsyet e vizitës në rajon, mbështetja për Procesin e Berlinit

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, para nisjes për në Kosovë ka publikuar një njoftim në profilin e tij në twitter ku ka treguar për arsyet e vizitës.

Scholz ka thënë se dëshiron që të promovojë procesin e anëtarësimit në BE të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të mbështes bashkëpunimin rajonal, konkretisht Procesin e  Berlinit.

Gjithashtu, Scholz ka treguar se do të diskutohet edhe për një përgjigje të përbashkët kundër agresionit të Rusisë.

Scholz ka arritur ndërkohë në Kosovë dhe është pritur me nderime të larta nga kryeministri Albin Kurti./Express/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.