Tritol makinës në lëvizje në Tiranë, identifikohet shoferi i mjetit
Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në Tiranë.
Mësohet se një mjeti në ecje i është vënë eksploziv.
Drejtuesi i mjetit, 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj është në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Më datë 11.06.2022, në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



