Tirana përmbytet nga shiu, Veliaj i jep 900 milionë lekë tender burrit të Ina Zhupës
Bashkëpunimi PD-PS vazhdon pa ndërprerje. Duket se të dyja palët bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën. Gjithçka bëhet për përfitime monetare dhe askush nuk mendon për popullin.

Por rasti në fjalë është tepër i çuditshëm, pasi nga njëra anë Ina Zhupa del e bën sikur denoncon skandale të qeverisë, nga ana tjetër nëpërmjet bashkëshortit merr miliarda lekë nga tenderat e qeverisë. E në rastin konkret, bamirësi është vetë Erion Veliaj. Situata në fakt është mjaft ironike, pasi sot Tirana ia kaloi edhe Venecias për nga mbulimi me ujë, pas një shiu që ra për një kohë mjaft të shkurtër.

Por në vend që Veliaj të marrë masa një herë e mirë për parandalimin dhe përballimin e përmbytjeve, ai shkon dhe i jep rreth 900 milionë lekë të vjetra pikërisht burrit të Ina Zhupës. Këto para Veliaj ia ka dhënë nëpërmjet UKT, institucionit që në fakt duhet të merret pikërisht me kanalizimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



