E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Motra e ‘Aleksit të Memaliajt’ e dërrmuar: Të lutem më merr edhe mua
Lajme

Motra e ‘Aleksit të Memaliajt’ e dërrmuar: Të lutem më merr edhe mua

 Motra e të riut nga Berati, 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj që u vra në atetatin mafioz me eksploziv ka rrënqethur me një mesazh dedikuar të vëllait të ndier.

Ajo ka ndarë foton e 27-vjeçarit që njihej si “Aleksi i Memaliajt” në profilin e saj, ku i dedikon disa rreshta prekës. Mes të tjerash, ajo shkruan se jetonte vetëm për të vëllanë dhe sot nuk ka më jetë.

“Sot mbaroi dhe jeta ime bashkë me ty. Dua të vij të lutem më merr dhe mua. Djali më i mirë dhe më i bukur në botë të lutem vëllai im, shpirti im më merr të ikim të dy, më merr me vete të gjej paqen. Vetëm për ty jetoja, s’kam më jetë. Hajde të ikim. Të dy sot në një udhëtim të gjatë dhe të bukur të takojmë zotin ta pyesim pse”, shkruan ajo.

Sadikaj u vra në pas një shpërthimi të telekomanduar në automjetin e tij teksa udhëtonte drejt rreth-rrotullimit të Saukut. Ai u nxor i gjallë nga automjeti dhe u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të rënda që i la shpërthimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.