E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tabaku akuza PS: Ende nuk është vendosur para drejtësisë!
Lajme

Tabaku akuza PS: Ende nuk është vendosur para drejtësisë!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka rikthyer në vëmendje publikimin e të dhënave personale për qëllime elektorale nga patronazhistët.

Tabaku

Me anë të një postimi në Facebook, Tabaku thotë se sot subjekti përgjegjës për publikimin e të dhënave, Partia Socialiste, nuk është vendosur përpara drejtësisë.

“Databaza e pagave dhe ajo e targave ishin qershia mbi tortë e të dhënave personale që keqpërdoren sistematikisht nga PS dhe që përbëjnë një nga shkeljet më të mëdha të demokracisë dhe privacisë që për këdo është e shenjtë”, shkruan Tabaku.

Postimi i plote i Tabakut

Patronazhistët apo krimi me të cilin krenohen fajtorët

Përdorimi i të dhënave personale nga PS për qëllime elektorale përveçse është shkelje e qartë e të drejtave të njeriut edhe çdo gërme dhe frymës së kushtetutës. Mbetet një nga krimet më të mëdha në vend sidomos përdorimi i të gjithë informacionit shtetëror për të vendosur nën presion votuesit, për të kërcënuar bizneset dhe kjo solli deformimin e votës dhe rezultatit të 25 prillit 2021!

Ende sot subjekti përgjegjës, pra Partia Socialiste, nuk është vendosur përpara drejtësisë por nga ana tjetër padrejtësisht sulmohet media që vuri në pah skandalin!

Një metodë antiligjore dhe antikushtetuese ka njollosur proçesin demokratik të zgjedhjeve, ka promovuar pandëshkueshmërinë edhe jo vetëm! Tanimë procesi integrimit komplikohet sepse akuzat e deridjeshme janë fakte!

Databaza e pagave dhe ajo e targave ishin qershia mbi tortë e të dhënave personale që keqpërdoren sistematikisht nga PS dhe që përbëjnë një nga shkeljet më të mëdha të demokracisë dhe privacisë që për këdo është e shenjtë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.