E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kishin në makinë  një qesë me fara kanabisi, arrestohen në flagrancë dy të rinjtë në Durrës
Lajme

Kishin në makinë një qesë me fara kanabisi, arrestohen në flagrancë dy të rinjtë në Durrës

Durrës

Vijon puna për parandalimin e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Goditet një rast i tregtimit të farave narkotike, me qëllim kultivimin e tyre.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Sekuestrohen 260 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë në informacioneve të siguruara në rrugë operative për një rast të tregtimit të farave narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasit: S. D., 21 vjeç dhe G. R., 21 vjeç, të dy banues në Durrës.

Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë sepse gjatë kontrollit në automjetin me të cilin ata po udhëtonin, në Shkozet, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 260 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.