E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dëshmia e negociatorit për borxhin ndaj Aleksandër Sadikajt: E takova 2 ditë përpara vrasjes së tij, ja çfarë i kërkova në makinë
Lajme

Dëshmia e negociatorit për borxhin ndaj Aleksandër Sadikajt: E takova 2 ditë përpara vrasjes së tij, ja çfarë i kërkova në makinë

tjera detaje publikohen nga atentati me tritol ku u vra 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, ngjarje që tronditi Tiranën mbrëmjen e 11 qershorit.

Emisioni “Në Shenjestër” ka publikuar dëshminë e shtetasit Robert Gj., i cili ishte negociator mes Aleksandër Sadikajt dhe një personi nga Kuçova i cili i kishte një borxh 27-vjeçarit.

Negociatori rrëfeu dy takimet me Aleksandrin, para se ai të ekzekutohej në mënyrë makabre.

Robert Gj:

“Me datë 9 qershor jam takuar me Aleksandrin jashtë një qendre tregtare. I kërkova të pinim kafe, por ai nuk pranoi. Na tha se s’kishte kohë se është në ditëlindje. I thashë që kam ardhur për problemin me Peqen dhe i kërkova zgjidhje, duke i thënë që Peqja ja kishte vonuar lekët, por kërkonte ta mbyllte si problem. I thashë që do ja dërgoja unë lekët. Aleksandri m’u përgjigj që s’do të kishin më konflikte. Të nesërmen e kam takuar bashkë me Gerin te lokali i tij në Astir. I kam dhënë 15.500 euro. Aleksandri më tha që Peqja i kishte borxh 19.500, por unë iu përgjigja se aq lekë më kishte dhënë. Aleksandri u kujtua dhe ramë dakord. U futëm në makinë dhe i thashë lekët. I kërkova t’i numëronte.”

Në lidhje me ngjarjen Prokuroria po heton në disa pista, të cilat janë vrasje për larje hesapesh që lidhen me trafikun e drogës, për shkak të njohjes së tij me pjesëtarin e një grupi kriminal që vepron në Holandë, ose hakmarrje për shkak të së kaluarës së tij, si i përfshirë në një ngjarje në Greqi. si dhe mosmarrëveshje për pasurinë.

Hetuesit kanë dyshime se Aleksandër Sadikaj nuk ishte një objektiv i lehtë për t’u ekzekutuar, për nga mënyra sesi vepruan ekzekutorët, por edhe sepse ruhej, ndonëse njerëzit pranë tij nuk e pranuan. Kjo sepse në banesë iu gjetën antiplumb e dylbi. Ndërsa në vendin e ngjarjes u zbulua një pistoletë.

Ekzekutorët mendohet të kenë pasur përgatitje ushtarake, ndërsa ende nuk është zbuluar vendi se ku i është vendosur lënda eksplozive.

Hetimet për ekzekutimin mafioz vazhdojnë, policia shqiptare, sipas deklarimit të ministrit të Brendshëm Bledi Cuci do të kërkojë dhe ndihmën e partnerëve të huaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.