E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Putin:Ishim të detyruar të nisnim operacionin ushtarak në Ukrainë
Bota

Putin:Ishim të detyruar të nisnim operacionin ushtarak në Ukrainë

Presidenti Vladimir Putin këmbëngul se “operacioni ushtarak” në Ukrainë, ishte i detyrueshëm për Rusinë. Në një konferencë për mediat në Saint Petersburg, ai tha se ky operacion kishte qëllim që të mbronte popullin rus në Donbas, në lindje të Ukrainës.

Putin ripërsëriti dhe një herë pretendimin se në Donbas po kryhej gjenocid ndaj popullit rus.

“Perëndimi po vijon të furnizojë Ukrainën me armë. Por ne do t’i arrijmë me çdo kusht qëllimet tona përmes operacionit ushtarak” – u shpreh ndër të tjera kreu i Kremlinit.

Presidenti Putin u ka bërë thirrje biznesmenëve të fuqishëm që të investojnë në Rusi, duke shtuar se aty ka një kapacitet të madh.

Për biznesmenët rusë, Putin thotë se kanë humbur miliona lekë vetëm sepse nuk donin të investonin në Rusi.

Për ekonominë, Putin premton se do zhvillojë ekonominë e hapur dhe të lirë, pavarësisht sanksioneve nga Perëndimi.

Sipas tij, Rusia do të vijojë të bashkëpunojë me kompanitë perëndimore, teksa shpreson se do të rinisë furnizimi me gazë përmes kanaleve të ndryshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.