E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet lokale/ Berisha: Në vjeshtë nisim primaret për kandidatët, protestat janë në rendin e ditës
Publik News

Zgjedhjet lokale/ Berisha: Në vjeshtë nisim primaret për kandidatët, protestat janë në rendin e ditës

Kryetari i PD, Sali Berisha, tha në konferencën për shtyp se në vjeshtë do të nisin primaret për kandidaturat e zgjedhjeve lokale.

Ai tha se gjithashtu protestat janë në rendin e ditës.

“Vjeshta e parë do jetë periudha e fillimit të primareve për kandidaturat tona.

Unë në një takim që zhvillova me kryetarët e degëve, kërkova një veprimtari shumëplanëshe, sepse PD nuk mund të qëndrojë në një lloj veprimtarie. Koha e thërret atë të ketë një aktivitet shumëplanësh.

Protestat janë dhe mbeten në rendin e ditës të kësaj partie. Kjo jashtë çdo lloj dyshimi.

PD duhet të shfrytëzojë çdo lloj potenciali për objektivat e saj,” tha Berisha.

Sipas tij, vendi është në krizë, nga e cila po përfiton Edi Rama.

“Nuk janë çmime tregu këto, janë çmime të shushunjave të importuara nga koha e komunizmit, që asgjësojnë institucionet ligjore të ngarkuara për t’i dhënë përgjigje spekulimet. Kjo sepse Edi Rama me njerëzit e tij janë përfituesit kryesorë të rritjes së çmimeve,”tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.