E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha tregon aksionin e PD  dhe  sulmon sërish Alibeajn: Kemi të dhëna se…
Lajme

Berisha tregon aksionin e PD dhe sulmon sërish Alibeajn: Kemi të dhëna se…

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se opozita do të fokusohet këtë vit paralelisht si në zgjedhjet lokale, ashtu edhe në protesta në të gjithë vendin.

Duke folur në konferenën e përjavshme për shyp ai tha se “Betejë elektorale në njërin front, betejë anti regjim në frontin tjetër. PD duhet të shfrytëzojë çdo lloj potenciali. Nuk mund të heshtet kjo që po ndodh me shqiptarët. A e dini ju që çmimi i naftës mes Shqipërisë dhe Zvicrës lëvizte 10 cent dollarë, ndërkohë që zviceranët e kanë rrogën minimumi 8 herë më të lartë. Kreu i kësaj drame në vend që tu flasë shqiptarëve për çmimin e naftës u flet për Formula 1, si e si të largojë çdo lloj përgjegjësie apo interesi për dhimbjen që u shkakton me bordet e tij”.

Berisha sulmoi sërish kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj për të cilin tha se me pseudo opozitën po bëhen fasadë e Ramës në reformën territoriale dhe reformën zgjedhore.

“PD denoncon përpjekjet e Edi Ramës dhe bashkëpunimin e tij me pseudo opozitën për reformën territoriale dhe reformën zgjedhore. E konsiderojmë këtë akt të Alibashës si një nga aktet më të shëmtuara që ai bën në kurriz të vendit me Edi Ramën. PD do të paraqesë shumë shpejt qëndrimin e saj lidhur me këto reforma. Sa i përket komisionit për investimet strategjike nuk kam asgjë kundër, por zhvillimet janë shumë shqetësuese dhe do ti ndjekim. Ka të dhëna që synimet janë të kundërta me atë që presin qytetarët. Në rast se do të bëhet transparencë e vërtetë, do ta duartrokasim, por në rast se do të përdoren për të mbuluar afera më të mëdha siç është porti i Durrësit apo Butrinti, çka ne kemi disa të dhëna paraprake do reagojmë në kohë”, deklaroi Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.