E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zhupa: Çmenduri e qeverisë Rama
Lajme

Zhupa: Çmenduri e qeverisë Rama

Mediat greke kanë publikuar një propozim të kryebashkiakut të ishullit të Korfuzit, George Machimaris për problematikën e furnizimit me ujë. Sipas ERT News, ai ka propozuar furnizimin me ujë nga burimi i Syrit të Kaltër në Sarandë.

Për këtë, ka reaguar ashpër deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa. Me anë të një postimi në Facebook, ajo e konsideron një marrëveshje të tillë si papërgjegjshmëri dhe çmenduri të qeverisë Rama.

Zhupa thotë se Syri i Kaltër është park natyror dhe ka statusin e zonës së mbrojtur nga viti 2002. Sipas saj, punimet, ndërhyrjet dhe tubacionet do të ishin kategorikisht të ndaluara dhe në dëm të kësaj pasurie kulturore.

POSTIMI I PLOTE:

Media greke ERT NEWS tregon se po përgatitet një marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë për të ndërhyrë tek Syri i Kaltër në Sarandë dhe për t’ia transferuar ujin e kulluar të burimit nëntokësor Greqisë. Kryetari i Bashkisë së Korfuzit të Veriut, George Machimaris ka ngritur sërish çështjen e transferimit të ujit nga Shqipëria: “Me ndjenjën e përgjegjshmërisë ndaj shoqërisë sonë, ndaj vizitorëve tanë, ne i jemi nënshtruar një propozimi/memorandumi teknik për furnizimin me ujë me transferim burimi nga SYRI I KALTËR i Shqipërisë fqinje, duke marrë në konsideratë dhe shfrytëzuar përvojën e tubacionit nëndetësor që lidh ujësjellësin e Aeginës me EYDAP në Salaminë, përvojën e akumuluar të pushtetit vendor dhe studime ekzistuese si ai i Politeknikut (1991).”

Syri i Kaltër është park natyror dhe ka statusin zonë e mbrojtur nga viti 2002. Punimet, tubacionet, ndërhyrjet do ishin kategorisht të ndaluara dhe në dëm të kësaj pasurie kulturore. Saranda, Delvina, qytetet e tjera vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm por ska shkuar kurrë ndërmend një ndërhyrje e tillë e paligjshme në Syrin e Kaltër. Si mund të mendohej që kjo ndërhyrje e paligjshme të bëhej për të furnizuar Greqinë?!

1
2
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.