E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama sulmon edhe gazetaren bullgare në Bruksel: Jeni një turp!
Lajme

Rama sulmon edhe gazetaren bullgare në Bruksel: Jeni një turp!

Kryeministri Edi Rama nuk u përmbajt në Bruksel, teksa u pyet nga mediat në lidhje me mundësinë e hapjes së negociatave.

Me një anglishte të çalë, Rama tha se Bullgaria si vend i NATO-s po merr peng dy vende të tjera të NATO-s.

Por kjo sjellje e turpshme vazhdoi më vonë, kur përpara tij u shfaq një gazetare bullgare.

Duke menduar se është në Shqipëri, Rama e lëshoi gjuhën edhe ndaj saj.

Ai e nxori ndaj saj mllefin për Bullgarinë, duke thënë se është turp kjo që po ndodh.

“Oh, Bullgaria këtu. Jeni rrëmujë ju djema. Një rrëmujë e madhe dhe jeni një turp teksa mbani peng dy vende të tjera të NATO-s. Nuk pres lajme të mira sot, sepse siç e thashë dje u ngrit optimizmi, por këtu jemi dhe është një ditë e re në Europë, por jo në Bullgari”, u shpreh ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.