E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD denoncon abuzimet: Rama 4-fishoi kostot për oligarkët e preferuar
Politikë

PD denoncon abuzimet: Rama 4-fishoi kostot për oligarkët e preferuar

Partia Demokratike ka publikuar sot disa nga shifrat që janë dhënë për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Anëtari i Kryesisë së PD-së Enno Bozdo publikoi edhe emrat e kompanive  ‘Gjoka’ dhe ‘AlbStar’ që sipas selisë blu janë oligarkët e preferuar të kryeministrit Rama.

“Në serialin “Nuk keni parë gjë akoma”, ky nuk është episodi i fundit. Por, një gjë duket qartë: Shqipëria në rrezik”, u shpreh Bozo.

DEKLARATA E PD

Jam këtu sot, në emër të Partisë Demokratike, për t’i transmetuar publikut disa data dhe shifra.

Viti 2012
Në 7 muaj ndërtohet loti i parë i rrugës Kardhiq-Delvinë: 5.6 milion euro për 7 kilometra.
Punë e “qeverisë Berisha” të Partisë Demokratike.

Shtator 2018
Loti 4 i tenderohet firmës “Gjoka Konstruksion”: 20 milionë euro për 6.1 kilometra.
Loti 5 i tenderohet firmës “Alb Star”: 14 milionë euro për 3.3 kilometra.

Prill 2021
Autoriteti Rrugor Shqiptar për të njëjtin segment i akordon Gjoka Konstruksion një fond shtesë: 3.8 milion euro

ARRSH e zgjidh qesen me fond shtesë edhe për Alb Star-in: 2.6 milion euro.
Tetor 2018

ARRSH ia tenderon lotin 6, firmave Agbes dhe Arbëria: 20 milionë euro për 4.5 kilometra.
Prill 2021

Autoriteti akordon, edhe për lotin 6, një fond shtesë: 3.9 milion euro.
Korrik 2020

Lotin 7 qeveria ia jep Gjoka Konstruksion: 15 milionë euro.
Shkurt 2022

Firma Jubica merr tenderin për sinjalistikën rrugore: 1.8 milionë euro.
Maj 2022

Firma Gener merr tenderin e sistemimit të skarpateve të rrugës: 11 milionë euro.

Partia Demokratike kërkon, së pari, të theksojë standardin e saj në kohën kur qeveriste vendin: 1 km rrugë ndërtohej me 950 mijë euro. Qeveria Rama i ka ‘rilindur’ rrugët duke i katërfishuar në kosto.

Së dyti, tenderimet e trefishta për të njëjtin segment rruge, duke akorduar fonde shtesë, krejtësisht abuzive dhë të pambështetura.

Së treti, shfaqjen e të njëjtëve emra përfituesish, ku ‘nxijnë’ Gjoka dhe AlbStar, oligarkët e preferuar të Rama 1, 2 dhe 3 në Bashki dhe Rama 1, 2 dhe 3 në Qeveri. Në serialin “Nuk keni parë gjë akoma”, ky nuk është episodi i fundit. Por, një gjë duket qartë: Shqipëria në rrezik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.