E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Më telefonuan nga Prokuroria me  thanë të mos publikoj dëshminë e Julian Sinanajt
Lajme

Më telefonuan nga Prokuroria me thanë të mos publikoj dëshminë e Julian Sinanajt

Gazetari Erl Murati i ftuar në “360 gradë” në “Ora Neës” ka treguar një rast kur zyrtarë të Prokurorisë i kanë kërkuar që mos publikojë në gazetë dëshminë e Julian Sinanajt ku tregon emra konkretë për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajt Konomi.
“Vrasësi me pagesë Julian Sinanaj foli me emra, ai dha emra konkret për vrasjen e gjyqtarit vlonjat Skerdilajd Konomi. Ne e nxorëm me titra në televizion dhe kishte kaluar mesnata. Dhamë dëshminë që do publikohej nesër në Gazetën Shqiptare, dhe mua më morën në telefon nga Prokuroria e Përgjithshme dhe më thanë që dëshmia nuk është e saktë pasi Sinanaj kur e ka dhënë këtë dëshmi ka qenë i lodhur pasi ishte ora 3 e natës”, deklaroi Murati.
“Ne si gazetarë shkuam te këta persona që përmendi Julian Sinanaj dhe ata e mohuan thanë “jo nuk kemi lidhje, nuk kemi dorë në vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
Mua më habit fakti sesi Prokuroria kur del një dokument zyrtar tenton ta fshehë, të thotë “jo ishte i lodhur kur e dha këtë deklaratë…”, përfundoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.