E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i PS: Prokurimet në Shqipëri i bëjnë shtatzënë me pisllëkun
Lajme

Deputeti i PS: Prokurimet në Shqipëri i bëjnë shtatzënë me pisllëkun

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi deklaroi votën pro ndaj pr/ligjit për prokurimet, por nuk i kurseu kritikat e tij. Në parlament, ai deklaroi se në Shqipëri financat publike nuk i konsiderojnë të shenjta, por ai që e ka dorën më të gjatë merr më shumë.

Koçi tha se duhet të rishikohen disa rekomandime në ligjin e ri të prokurimeve publike. Ai deklaroi se financat publike ne vendin tone i konsiderojnë si ajo torta e pavarësisë, ku më i zoti merr pjesën me te madhe.

“Ne duhet të pranojmë që në shoqërinë shqiptare financat publike nuk konsiderohen të shenjta, i mendojnë si ajo torta e 100-vjetorit të pavarësisë në Tiranë, ku ai që i ka duar më të gjata dhe gojën më të madhe merr pjesën më të madhe. Në përgjithësi prokurimet në Shqipëri i bëjnë shtatzëne me pisllëkun.
Si ka mundësi që kur një kompani fiton një prokurim dhe pastaj ia kalon një nën kontraktoi tjetër me një çmim më të ulët. Edhe kjo duhet parë në ligjin e ri.
Tjetër që ndodh është që kriteret e prokurimeve paracaktojnë fituesin, Këtë ligji duhet ta shikojë me rreptësi.
Një çështje tjetër është ajo incidenca e faktit që në një institucion të caktuar pak a shumë ndodh që të njëjtat subjekte marrin prokurimet publike”, tha ndër të tjera Petro Koçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.