E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: 7 km autostradë në Ibë, kushtoi sa dyfishi i tunelit të Kërrabës
Lajme

Berisha: 7 km autostradë në Ibë, kushtoi sa dyfishi i tunelit të Kërrabës

Ish-kryeministrit Sali Berisha ka deklaruar gjatë protestës së skandali me inceneratorët është më i madh. Sipas tij, 60 mln euro u zhdukën përmes pensionistëve.

Gjithashtu ai ka denoncuar edhe ndërtimin e rrugëve për të cilët shprehet se 7 km autostradë në Ibë, u ndërtuan me dyfishin e kostos së tunelit të Kërrabës.

“Sarajet e Surrelit i ke ndërtuar kur ke pasur 3-4 mijë eurp të deklaruara, Nga qielli të ranë ato para? Njëherë the i bëra me Kurbanin. Një herë se i ke nga familja. Një herë deklaron se i ke para emigracioni, ndërsa më pas i deklaron se i bëre me kurbanin, më pas thua se i ke para nga familja. Çdo qindarkë e tyre është hajni. Ndërtuesi i tyre fitoi tenderin i vetëm në garë me 99.9% të vlerës, 11 mln euro. Po këto zotërote janë vetëm kafetë sepse ti me firmat e tua, nuk i ke gjë 10-shet, luan me qindra milionë. Me firmat që ke vendosur për djegësat që shkojnë në 420 mln euro për shqiptarët, keni përvetësuar 120 mln euro.

Këto ditë doli se nga 60 mln euro për inceneratorin e Tiranës, sështë ndërtuar asgjë. Paratë kanë përfunduar të fshehur tek pensionistët që nuk dinin asgjë se ekzistonin ato. Skandali i djegësave ësht ëmë i madh por po kaq të mëdha janë paratë e transferuara, por po kaq të mëdha janë paratë nga ndërtimi i rrugëve. Si ka mundësi, 7 km të autostradës në Ibë kanë kushtuar sa 10 km të tunelit të Kërrabës dhe 20 km të Kërrabë-Elbasan, kanë kushtuar 30 mln euro kilometri. Ku i çuat paratë ju” – tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.