E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mandati i Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese
Lajme

Mandati i Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka zgjedhur të përfaqësohet në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve me avokatin e saj, Genci Çifligu. Në mbledhje po diskutohet lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës.

Në këshill është dorëzuar një mocion për ta dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Avokati i Xhaçkës ka sqaruar se në rastin në fjalë, Kushtetuesja nuk ka juridiksion mbi këtë çështje. Sipas tij, GJK vendoset në lëvizje vetëm kur ka dyshime se Xhaçka ka përfituar drejtpërdrejtë pasuri përmes shtetit ose pushtetit vendor.

Avokati: Kuvendi bën verifikimin përmes Këshillin e Mandavete për deputetin. Verifikohet momenti i marrjes së mandatit të deputetit, verifikohen dokumentacionet e paraqitura si dhe procedurat e ndjekura. Parashikohet se Kuvendi i drejtohet GJK kur pretendohet për papajtuesmëri të mandatit kur shihet një shkelje.

Pra kur deputeti kryen veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose pushtetit vendor dhe përfiton pasuri. Vetëm në këtë rast parashikohet të vendoset në lëvizje Gjykata Kushtetuese. E drejta e Kuvendsit për të kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë, nuk është e palimituar.

Deputeti nuk duhet të ushtrojë veprimtari përfituese. Që Kuvendi të kërkojë mbarimin e mandatit të deputetit, duhet që deputeti të ushtrojë vetë veprimtarinë përfituese, dhe jo përmes personave pranë tij. Rastet e parashikuara nuk hyjnë në juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas provave, rezulton se deputetja Olta Xhaçka nuk ka përfituar asnjë pasuri shtetërore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.