E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdekja e 64 vjeçarit në Sukth/ Lëvizja e gabuar e levës e tërhoqi brenda makinerisë
Lajme

Vdekja e 64 vjeçarit në Sukth/ Lëvizja e gabuar e levës e tërhoqi brenda makinerisë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e shtunë, data 9 korrik në Sukth. 64 vjeçari Shaban Ceni humbi jetën teksa grumbullonte mbetjet në kampin e Muxhahedinëve në zonën e Manzës.

Viktima

Ndonëse ngjarja ka dy ditë që ka ndodhur, policia nuk bëri asnjë njoftim për tragjedinë, deri sot kur u bë publike nga mediat.

Mësohet se shkak për humbjen e jetës është bërë një defekt në makineri të cilin viktima ka dashur ta riparojë, por më pas lëvizja e gabuar e levës e ka tërhequr brenda në makineri dhe i ka marrë jetën.

Skandaloze është edhe fakti që një tragjedi e tillë u njoftua nga policia vetëm ditën e sotme, pasi i ndjeri u përcoll për në banesën e fundit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.