E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kishte mbushur pyllin e fshatit me kanabis, arrestohet 63-vjeçari
Publik News

Kishte mbushur pyllin e fshatit me kanabis, arrestohet 63-vjeçari

Policia e Bulqizës ka arrestuar 63-vjeçarin Hajri Lika pasi në një zonë të pyllëzuar në fshatin Golovisht kultivonte lëndë narkotike të llojit canabis sativa. Sipas njoftimit të policisë, Lika, banues në Bulqizë, është arrestuar në flagrancë pas disa raportimeve për lëvizjet e tij të dyshimta në zonën pyjore të fshatit. Gjithashtu policia e Dibrës ka lënë në arrest shtëpie 3 shtetas për moskallëzim krimi, pasi pas një konflikti më 26.06.2022 humbi jetën një 60-vjeçar.

Policia Bulqizë

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Asgjësohen bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kultivimit të tyre. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Dibër, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit.

Si rezultat, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Golovisht, njësia Administrative Gjoricë janë gjetur të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Nga kryerja e veprimeve hetimore dyshohet se autori i kësaj veprimtarie kriminale është shtetasi H. L., 63 vjeç, banues në Bulqizë, i cili është arrestuar në flagrancë. Ekzekutohen 3 masa sigurie “Arrest në shtëpi”, për 3 shtetas që ndiqeshin në gjendje të lirë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër ekzekutuan 3 masa sigurie të lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, e cila pas hetimeve të thelluara për ngjarjen e ndodhur më datë 26.06.2022, ku pas një konflikti mbeti i lënduar rëndë një 60-vjeçar, i cili më pas humbi jetën në spital, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit E. T., L. K., A. T., të cilët po procedoheshin penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.