E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zelensky thirrje botës: Shpallni Rusinë shtet terrorist
Bota

Zelensky thirrje botës: Shpallni Rusinë shtet terrorist

Sulmi i së enjtes në Vinnytsia, një qytet me 370,000 banorë që ndodhet rreth 200 km në jugperëndim të kryeqytetit, u krye nga raketat Kalibr të lëshuara nga një nëndetëse ruse në Detin e Zi.

Presidenti Zelensky bëri thirrje për më shumë sanksione kundër Kremlinit dhe tha se numri i të vdekurve në Vinnytsia mund të rritet.

“Për fat të keq, këto nuk janë shifrat përfundimtare. Dhjetëra persona janë të zhdukur. Në mesin e atyre që trajtohen ka të lënduar rëndë”, tha ai.

 

Zelensky tha në një konferencë ndërkombëtare që synonte ndjekjen penale të krimeve të luftës në Ukrainë. “Asnjë shtet tjetër në botë nuk paraqet aq shumë kërcënim terrorist sa Rusia”, citoi Zelensky.

 

Shërbimi i emergjencës shtetërore të Ukrainës tha se tre fëmijë, përfshirë një vajzë 4-vjeçare të quajtur Lisa, u vranë në sulmin e së enjtes. 71 të tjerë janë të shtruar në spital dhe 29 të tjerë janë të zhdukur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.