Maqedonia e Veriut pranoi propozimin francez, presidentja e KE-së: Ishte një mundësi historike…
Pas miratimit të propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Në një postim në llogarinë e saj në Tëitter, shefja e KE-së uron RMV-në për votimin, që siç shprehet ajo, tashmë do të hapë rrugën për nisjen e negociatave sa më shpejt.
“Ishte një mundësi historike, dhe ju e përqafuat,” shkruan më tej von der Leyen.
“Është një hap i madh drejt të ardhmes evropiane. Të ardhmes tuaj.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



