Grida Duma pro krijimit të projektligji për regjistrin e të dënuarve për krime seksuale
Përmes një psotimi në faqen e saj në Facebook Duma shkruan se një projektligj i tillë është i muguar prej kohësh por tepër i domosdoshëm për garantimin dhe mbrojtjen e fëmijëve.
POSTIMI I PLOTË
Regjistri kombëtar për të dënuarit që kanë kryer krime seksuale që nga viti 1995.
Diskutuam në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, për krijimin e “Rregjistrit Kombëtar të të dënuarve për krime seksuale”. Një projektligj i munguar prej kohësh dhe veçanërisht i domosdoshëm në garantimin dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe familjeve tona. Në Komision u paraqitën dy drafte, njëri nga deputetja Xhixho dhe tjetri nga 28 organizata perfaqësuese të shoqërisë civile. Krijimi i regjistrit kombëtar i atyre që kanë kryer krime seksuale dhe grabitqarëve seksualë, ky regjister do të jetë i hapur të aksesohet nga njësitë për mbrojtjen e fëmijëve në çdo Bashki, Zyrat Arsimore Vendore, Administratat Publike për sa i përket rekrutimit të personave dhe prindërve.
Ndalimi i personave të dënuar dhe të rehabilituar, autorë të këtyre krimeve për t’u bërë pjesë e institucioneve arsimore publike dhe private, administratat publike dhe çdo lloj instance që mundëson kontakt me fëmijët. Detyrë e institucioneve punëdhënese për të kërkuar një vërtetim përpara rekrutimit të individëve.Raportimi i detyrueshëm i personave që kanë kryer dënime të krimit seksual, për të deklaruar në Policinë Vendore për lëvizjet e tyre, qoftë ato brenda dhe jashtë vendit- shkroi Duma
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



