Bllokimi i e-albania dyshohet të jenë dy shtete që na ka sulmuar/ Reagon Rama
e-albania u shndërrua në problem ditët e fundit për shkak të një sulmi kibernetik i cili e bllokoi platformën online dhe shkaktoi ngadalësime.
“Sulmi është i organizuar nga një shtet, është një shtet mbrapa këtij sulmi. Nuk jemi ne në gjendje të identifikojmë ne shtetin. Dy janë shtetet që dyshojmë. E them këtë, për të thënë që sulmi është jashtëzakonisht kompleks dhe agresiv. Dhe sistemet nuk kanë çeduar në aspektin e shkatërrimit të tyre, nuk janë zhdukur të dhënat e shtetit, aq më tepër që ato nuk rrinë ashtu siç e imagjinojnë njerëzit. Sepse AKSHI nuk mban të dhëna. Jemi në kushtet e një sulmi kibernetik tepër të sofistikuar që ka përfshirë në pjesën e kundërsulmit NATO-n. Po punohet me një skuadër përtej skuadrës sonë”, tha Rama gjatë një takimi me drejtuesit e rinj të Partisë Socialiste pas përmbylljes të garave për përzgjedhjen e tyre në të 61 bashkitë e vendit u shpreh ai.
Dyshimet që ngrihen janë pikërisht që ky sulm është planifikuar nga vetë qeveria ,Janë të shumtë zërat e ekspertëve që e pohojnë një gjë të tillë, kjo me qëllim që qeveria të shpallë një tender miliona euro për mirëmbajtjen e sistemit. Kjo duke përdorur të dhënat e pensionistëve, të moshuarve në azile apo edhe qytetarëve të tjerë, emigrantë e çobanë, pa asnjë lidhje me atë çfarë bëhej me të dhënat e tyre në institucionet shtetërore dhe banka.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



