E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama sulmon  Lelin e Vlorës por nuk kursehet vetëm me të ,’thumbon’ edhe Veliajn dhe Sakon
Lajme

Rama sulmon Lelin e Vlorës por nuk kursehet vetëm me të ,’thumbon’ edhe Veliajn dhe Sakon

Në diskutimin e tij nuk munguan kunjat ironitë kundrejt kryebashkiakëve ai vlerësoi maksimalisht kryetarin e bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ndërsa nuk la pa sulmuar kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli, duke thënë se ai fle gjumë pavarësisht potencialit që ka qyteti që ai drejton.

Është krenari që PS drejton Lezhën, po të shikojmë nivelin e higjienës në plazh dhe nivelin e kënaqësisë që kanë ata që pushojnë në atë vijë bregdetare për shkak të punës së bashkisë. Të tillë shembuj ne kemi kudo në gjithë Shqipërinë, deri në bashki të vogla, të cilat kanë mundësi të kufizuara, por për shkak të drejtimit dhe punës sistematike janë shembuj pozitivë që nga shembulli i Cërrikut, që është një bashki me halle të mëdha të trashëguara, që është një bashki që për shkak të pozicionit gjeografik ka qenë si e lënë pas dore. Por kemi bashki si Vlora që ka pasur një vëmendje të veçantë nga qeveria, por që ka një kryetar bashkie që fle gjumë.

Në deklaratë e sipër kreu i partisë socialiste Rama citoi dhe bashkitë më shembullore në syrin e tij;

Bashkia më shembullore e të gjitha bashkive është Shijaku, sa i përket rindërtimit Mos vallë erdhën nga Gjermania dhe Franca që bashkia e Shijakut nuk ka shkelur asnjë afat në bërjen e dokumenteve, ne inventarizimin e dëmeve, në dhënien e bonuseve, etj? Shumica e atyre që punojnë aty, janë ata që punonin më herët. Çfarë ndryshoi? Ndryshoi lidershipi. Dy bashkitë e mëdha, Tirana dhe Durrësi, nga pikëpamja e funksionimit në këtë proces, pavarësisht se kanë shumë problematika, kanë çfarë të mësojnë nga bashkia e Shijakut“, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.