Kryebashkiaku i Skraparit një patronazhist?-Do marrim 4500 vota/ reagon Rama
Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Adriatik Mema gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama ai u shpreh publikisht para kryebashkiakëve të tjerë se në zgjedhjet e ardhshme lokale PS do të marrë 4 500 vota dhe jo 3 500 vota.
Dua të kaloj tani në aspektin politik. PS ka fituar rreth 3 500 vota në zgjedhjet e kaluara. Më shumë duhej të ishin duke marrë në konsideratë një numër të madh votash të pavlefshme që në shumicën dërrmuese të tyre synonin PS. Ne synojmë që të marrim mbi 4 500 vota dhe për këtë kemi nisur punën që tani. Janë evidentuar në çdo fshat njerëz që kanë influencë dhe reputacion. Njerëzit kanë nevojë të komunikosh me ta…”, tha ai
Rama i ndërpret fjalën duke i thënë që kaq ishte koha jote 6 minuta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



