E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta rikthehet në selinë e LSI: Do bashkëpunoj me ata që besojnë te sovraniteti
Lajme

Meta rikthehet në selinë e LSI: Do bashkëpunoj me ata që besojnë te sovraniteti

Vetëm një ditë pasi la detyrën e presidentit të Republikës, Ilir Meta kthehet pas 5 vitesh mungesë sot në partinë që ai themeloi, LSI.

Mësohet se ditën e sotme në orën 10:30, Meta do të bëjë daljen e parë për mediat nga selia e LSI-së.

Mësohet se Meta do të marrë pjesë edhe në Konventën e partisë që ai krijoi, e cila pritet të mbahet pasditen e sotme.

A2 CNN ka mundur t’i shkëpusë një prononcim Metës teksa futej te selia e LSI.

Cili do të jetë roli i Metës nga sot?

Ilir Meta: Ai që presin të gjithë ata që duan triumfin e demokracisë

A do të bashkëpunoni me Berishën edhe pse u shpall “non grata” nga Britania e Madhe?

Ilir Meta: Do të bashkëpunojë me të gjithë ata që besojnë te referendumi, te sovraniteti, te populli i Shqipërisë.

Meta e nisi ditën e parë pa kostumin e Presidentit në rrjetet sociale me një foto së bashku me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi ku shkruante: “Një horizont i ri plot dritë e shpresë!”

Ndërkohë Meta ka pasur dhe një takim me ambasadorin, Agim Nesho me të cilin thotë se ka kujtuar 2 Marsin dhe “ramë dakord se është Koha për Veprim”. “I lumtur ta nisja këtë ditë të re me Ambasadorin, Agim Nesho. Kujtuam 2 Marsin dhe ramë dakord se është Koha për Veprim. Një ditë e re, një rruge e re”, shkruante Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.