E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Enkelejd Alibeaj: Lojërat me shkarkime ministrash janë manovrat e fundit të Edi Ramës
Publik News

Enkelejd Alibeaj: Lojërat me shkarkime ministrash janë manovrat e fundit të Edi Ramës

SPAK të vijojë hetimin e të gjitha aferave

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të shkarkuar nga detyra si zëvendës kryeministër Arben Ahmetajn.

Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj shkruan se “lojërat me shkarkime ministrash janë manovrat e fundit të Edi Ramës për të tërhequr vëmendjen nga e vërteta e hidhur: kjo qeveri është përgjegjëse kryesore për katandisjen e Shqipërisë në këtë gjendje”.

Alibeaj i bën thirrje SPAK “të vijojë punën për hetimin e të gjitha aferave, dosjet e të cilave presin gjykimin dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve kryesorë të aferave të mëdha korruptive”.

Reagimi i Enkelejd Alibeaj: 

Lojërat me shkarkime ministrash janë manovrat e fundit të Edi Ramës për të tërhequr vëmendjen nga e vërteta e hidhur: kjo qeveri është përgjegjëse kryesore për katandisjen e Shqipërisë në këtë gjendje.

E për këtë, veç ministrave marionetë, përgjegjësia kryesore mbetet e njeriut që frymëzoi, drejtoi dhe sot zboi (si shumë të tjerë para tij) bashkëpunëtorë që bashkë me të, mbajnë përgjegjësi direkte për korrupsionin galopant që ka mbërthyer Shqipërinë.

Ftoj SPAK që ndërkohë të vijojë punën për hetimin e të gjitha aferave, dosjet e të cilave presin gjykimin dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve kryesorë të aferave të mëdha korruptive.

Vetëm gjykimi i drejtë dhe i pavonuar i këtyre dosjeve do të mund të vërë në vend drejtësinë e munguar dhe para përgjegjësie penale të gjjthë ata që për vite me radhë u majmën në kurriz të shqiptarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.