Atentati i Milotit/ Hetuesit nuk hapin dot kamerat
Pamjet filmike të kamera të sigurisë në zonë, janë e vetmja shpresë për hetuesit që mund të ndihmojë në zbardhjen e atentatit të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Brahimi, mendohet se këto kamera e kanë filmuar sulmin me armë, por nuk janë arritur të hapen nga hetuesit.
Më shumë se një person mendohet të ketë survejuar lëvizjet e Ylli Brahimit dhe Klisman Preçit, gjatë gjithë ditës së premte duke dhënë informacion tek atentatorëve të cilët 10 minuta para ngjarjes kishin ndaluar makinën në rrugicën e pallatit ku jetonin shënjestrat e tyre dhe sapo makina e blinduar është afruar kanë qëlluar me breshëri plumbash me dy armë.
Ndërkohë hetuesit nuk kanë mundur ende të sigurojnë dëshminë e Ylli Brahimit, i cili mbeti i plagosur dhe po merr trajtim në Spitalin e Traumës. Sipas burimeve nga bluzat e bardha, ai vijon të jetë në gjendje jo të stabilizuar shëndetësore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



