E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Papa ; U kërkoj falje indigjenëve për kaq shumë tё këqija nga të krishterët
Bota

Papa ; U kërkoj falje indigjenëve për kaq shumë tё këqija nga të krishterët

Populli indigjen i është nënshtruar jo vetëm asimilimit të detyrueshëm, kultivimit të krishtërimit , vrasjes masive skllavërimeve të shumta por sot Papa ka ndërmar një hap me përmasa globale.

“Vij në trojet tuaja të lindjes për t’ju thënë personalisht se jam i hidhëruar, për t’i kërkuar Zotit falje, shërim dhe pajtim, për t’ju treguar afërsinë time, për t’u lutur me ju dhe për ju. “Jam këtu  sepse hapi i parë i këtij shtegtimi pendestar mes jush është përsëritja e kërkesës për falje. Dua t’ju them me gjithë zemër se jam thellësisht i pikëlluar: kërkoj falje për mënyrat me të cilat, fatkeqësisht, shumë të krishterë mbështetën mendësinë kolonizuese të fuqive, që i shtypën popujt indigjenë.

Më dhemb shpirti.  Kërkoj falje, në veçanti, për mënyrat me të cilat shumë anëtarë të Kishës dhe të bashkësive fetare bashkëpunuan, edhe përmes indiferencës, në ato projekte shkatërrimi kulturor dhe asimilimi të detyruar nga ana e qeverive të kohës, që arritën kulmin me sistemin e shkollave rezidenciale”

“Vij në trojet tuaja të lindjes për t’ju thënë personalisht se jam i hidhëruar, për t’i kërkuar Zotit falje, shërim dhe pajtim, për t’ju treguar afërsinë time, për t’u lutur me ju dhe për ju”.

, kёshtu tha Papa Françesku në takimin e tij të parë me përfaqësuesit e popujve indigjenё të Kanadasë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.