Spartak Ngjela; Dje u shfaq denoncimi i parë faktik kundër korrupsionit të lartë shtetëror ,dokumenti i spiunisë Meta
Ngjarjet e fundit politike kanë trazuar disi ujrat me zhvillimet e vrullshme e të çuditshme të cilat po ngrene pikëpyetje të mëdha jo vetëm në planin shoqëror por edhe nëpër media.
Një reagim vjen nga Avokati Spartak Ngjela i cilika komentuar zhvillimet më të fundit në politikë, që lidhen me ish-presidentin Ilir Meta, i cili lakohet si bashkëpuëntor i Sigurimit të Shtetit, nisur nga një letër e Autoritetit të Dosjeve. Në një postim në faqen e tij në Facebook, Ngjela shkruan ndër të tjera se koha e Shqipërisë më në fund erdhi. Ai thotë se SHBA nisi dje goditjen me fakte. Ngjela shprehet se nuk është vetëm Meta, por pas tij do të goditet edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Postimi i plotë;Ne Shqipëri tani… Dje, pas denoncimit të spiunisë Meta, nisi të shfaqet me fakte fillimi i fundit të një gjëme të gjatë historike kombëtar, e cila ka qenë e shtrirë përgjatë kohëve kundër fatit të Shqipërisë.Dhe ashtu siç ju thashë para disa ditësh: koha e Shqipërisë më në fund erdhi.Por atë nuk e sollëm ne. Këtë e nisi politika amerikane nga Uashingtoni dhe po e vijon ajo me bërjen publike të fakteve kriminale të korrupsionit të lartë shqiptar.Politika amerikanë dje filloi goditjen me fakte dhe i njoftoi SPAK-ut formën e re të goditjes antikorrupsion.
Sepse, siç e shprehëm më lart, dje u shfaq në publik denoncimi i parë faktik kundër korrupsionit të lartë shtetëror, duke denoncuar botërisht faktin e ri: dokumentin e spiunisë Meta. Por janë të dy në skenën e goditjes, edhe Meta edhe Saliu, sepse ndodhet edhe Saliu në këtë skenë. Duhet pritur rrufeja e dytë e kohës. Dhe ajo mu sikur ka ardhur. Njëlloj si kjo do të jetë: do të sjellë zbulimin e spiunisë Berisha.
Por kur, ekspertiza nga Uashingtoni, të nxjerrë në skenë spiuninë Berisha, gëzimi i shqiptarëve do të jetë si një shpërthim që vjen nga qielli e iu bashkohet në shpirt. Por edhe kjo spiuni thuajse ka dalë. Sepse këta janë muajt: nga korriku e deri në shtator, që politika amerikane, duke denoncuar bëmat e ligësisë shqiptare me pushtet në Tiranë, do të çlirojë entuziazmin shqiptar.Dhe shqiptarët po presin me shqetësim historik që t’u vijojë gëzimi pas gëzimit, deri në çlirimin e tyre nga korrupsioni dhe krimi shtetëror. Ky korrupsion dhe ky krim i ka detyruar shqiptarët të jetojnë në varfëri, pa shpresë dhe pa optimizëm për të ardhmen e tyre.
Por koha tani ka ardhur, prisni dhe shikoni..
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



