E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekzekutimi i ish-drejtorit të OST-së/ Vrasësi me pagesë, Dorjan Keqi refuzon të tregojë kush e porositi
Lajme

Ekzekutimi i ish-drejtorit të OST-së/ Vrasësi me pagesë, Dorjan Keqi refuzon të tregojë kush e porositi

40-vjeçari po mbahet në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe hetuesit kanë tentuar disa herë ta marrin në pyetje, por Dorjan Keqi ka refuzuar të komentojë akuzat, duke deklaruar se do flasë në një moment të dytë. Dyshimet janë se ai bashkë me persona të tjerë janë paguar nga një grup kriminal, për të ekzekutuar ish-drejtorin e OST-së, Saimir Jaku, por deri në këtë fazë hetimesh, pavarësisht dyshimeve nuk është arritur të provohet se kush mund të jenë porositësit e vrasjes.

Për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje, po kryhen një sërë veprimesh hetimore dhe po mbahen në monitorim edhe persona të tjerë të dyshuar, ndërsa me interes për hetuesit do të jetë dëshmia e Dorjan Keqit, i cili është personi kyç që mund të zbërthejë atë çfarë ka ndodhur.40-vjeçari me banim në Krujë, u arrestua të hënën nga Policia me urdhër të Prokurorisë së Lezhës.

Ai u zbulua në bazë të gjurmëve të gishtave që kishte lënë te bidoni me benzinë që u gjet pak metra larg vendit ku autorët kishin djegur makinën pas krimit. Ndaj Dorjan Keqit janë ngritur akuzat “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit”, ndërsa ai pritet të dalë të enjten në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.