Shpëtim Duro i jep lamtumirën kurbinasve: Ja pse po largohem
Shpëtim Duro nuk është më trajner i Laçit.
“Duke marr shkas nga ajo që ndodhi në ndeshjen e kthimit me Petrokub dhe veçanërisht nga ai shpërfytyrim në 30 minutat e fundit, kam vendosur të mos vazhdoj më bashkëpunimin me Laçin. Të jem i sinqertë, jam mërzitur shumë.
Ky është një vendim i pakthyeshëm që e kam marrë që para dy ditësh me veten time. Respekt për të gjithë në klubin e Laçit, kemi kaluar dy sezone fantastike me rezultate të mëdha dhe historike. Zhgënjimi i vetëm është që nuk kaluam këtë tur të dytë me ekipin moldav”, êshtë shprehut Duro.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



