E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Humbi kontrollin e mjetit dhe kaloi në korsinë e kundërt duke u aksidentuar me kamionin
Lajme

Humbi kontrollin e mjetit dhe kaloi në korsinë e kundërt duke u aksidentuar me kamionin

Një aksident i tmerrshëm i ka marrë jetën një 29-vjeçari shqiptar në Itali. Viktima është identifikuar si Klajdi Tahiri me origjinë nga Elbasani. klajdi tahiri I riu raportohet se po udhëtonte me makinë mëngjesin e së enjtes po udhëtonte drejt Veronës kur është përplasur me një kamion. Dyshohet se pas një parakalimi të gabuar, mjeti ku udhëtonte Klajdi Tahiri ka dalë në korsinë e kundërt duke u përplasur me një kamion.

Raportohet se shoferi i kamionit, një 45-vjeçar me origjinë rumune, për gjithçka për të shmangur përplasjen duke devijuar djathtas por pa sukses. Makina ku udhëtonte 29-vjeçari u kthye në një grumbull hekurishtesh pas përplasjes fatale. I riu u shpall i vdekur në vendngjarje dhe trupi i tij i pajetë u dërgua në morg. Me origjinë nga Elbasani, viktima kishte jetuar në Villanuova sul Clisi së bashku me familjen e tij. Ai kishte studiuar në Cfp Zanardelli dhe punonte në sektorin e ndërtimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.