E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vajza iu vra nga skafi i komisarit, zbardhet dëshmia e babait të 7-vjeçares: Ja si ndodhi tragjedia
Lajme

Vajza iu vra nga skafi i komisarit, zbardhet dëshmia e babait të 7-vjeçares: Ja si ndodhi tragjedia

Është zbardhur dëshmia e Bledar Avdisë, babait të 7-vjeçares e cila humbi jetën, teksa u përplas nga një skaf buzë detit, që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

“Ishte ora rreth 14:00 po lahesha në breg me vajzën. Pashë një skaf të bardhë, me dy veta brenda tij. Skafi po lundronte drejt vendit ku po lahesha me vajzën. Drejtuesi i skafit kaloi litarin”, mësohet se ka thënë babai i 7-vjeçares.

Ai ka treguar se skafi ka qenë me shume shpejtësi, aq sa ndau ate me vajzën, të cilën e kishte kapur për dore.

“Unë u zhyta nën ujë- ka treguar ai- ndërsa skafi goditi vajzën”.

“Ishte ora rreth 14:00 dhe pranë bregut të detit isha duke u larë me vajzën. Në ato momente pashë një skaf të bardhë, me dy veta brenda tij. Skafi parkoi në bregun e plazhit pranë një hoteli dhe pashë që zbriti një vajzë dhe më pas një grua me dy fëmijë hipën në skaf dhe drejtuesi i skafit kaloi litarin me piketa dhe ishte duke lundruar në drejtimin ku po lahesha me vajzën. Erdhi në drejtimin tonë dhe hyri me shpejtësi të madhe dhe na ndau mua dhe vajzën. Unë u zhyta poshtë nën ujë dhe skafi goditi vajzën time me pjesën e motorit, duke e dëmtuar në të gjithë trupin. Skafi u largua, por pastaj skafisti u kthye, duke ndaluar skafin në breg”, mësohet të ketë thënë babai i 7-vjeçares.

Kujtojmë që gjykata dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Arjan Tasen. Mësohet se Tase ka kërkuar edhe falje ndaj Policisë së Shtetit për veprimin e tij që solli vdekjen e të miturës.

Korespondenti i Panorama raporton se ish shefi i policisë nuk e ka kundërshtuar vendimin e marrë sot nga gjykata dhe akuzën ndaj tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.