E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kavaja e falimentuar paguan miliona për Zoton, në fundjavë dha 100 mln lekë për Sharrën
Lajme

Kavaja e falimentuar paguan miliona për Zoton, në fundjavë dha 100 mln lekë për Sharrën

Bashkia e Kavajës, pavarësisht se pritet të shpallë falimentin për shkak të borxheve, vijon të paguajë dhjetëra milionë lekë për landfillin privat të Klodian Zotos në Sharrë të Tiranës. Këtë fundjavë, Bashkia e Kavajës ka kryer një pagesë prej rreth 100 milionë lekësh të vjetra në llogaritë e kompanisë koncensionare “Integrated Energy BV”, për shërbimin e depozitimit të mbetjeve urbane. Nga ana tjeter, tashmë që Bashkia e Kavajës nuk po arrin të ulë nivelin e borxhit, pritet të kalojë në administrim të qeverisë.

Kavaja është një prej bashkive të para që pritet të shpallë falimentin dhe të kalojë në administrim të pushtetit qendror për shkak të borxheve të papaguara.

Megjithatë, situata e vështirë financiare nuk e ka penguar institucionin e drejtuar nga Redian Krali që të vijojë pagesat dhjetëra milionë lekë për landfillin privat të Klodian Zotos në Sharrë të Tiranës.

Këtë fundjavë, bashkia e Kavajës ka kryer një pagesë prej rreth 100 milionë lekësh të vjetra në llogaritë e kompanisë koncensionare “Integrated Energy BV”, për shërbimin e depozitimit të mbetjeve urbane.

Pagesa është kryer në vijim të një marrëveshjejeje të nënshkruar nga kryetari i Bashkisë së Kavajës dhe kompania koncensionare në korrik të vitit 2021.

Territori i Kavajës u përfshi nga emergjenca mjedisore vitin e kaluar, për shkak se qeveria mbylli landfillin e Porto Romanos, në Durrës.

Pas këtij veprimi, qeveria detyroi disa bashki, përfshirë edhe Kavajën, që të nënshkruanin kontrata aspak të favorshme me kompaninë private të Zotos.

Bashkia e Kavajës nuk kishte mundësi financiare për t’iu përgjigjur faturave të koncensionarit të Sharrës, për shkak se institucioni ishte në vështirësi ekonomike si pasojë e borxheve të mbartura.

Qeveria “Rama” u tregua e gatshme që të mbështeste Kavajën me 500 mijë euro për depozitimin e mbetjeve në landfillin privat, ndërkohë që Bashkia kishte probleme shumë më të theksuara ekonomike.

Tashmë që Bashkia e Kavajës nuk po arrin të ulë nivelin e borxhit, ajo pritet të kalojë në administrim të qeverisë.

Ministria e Financave ka hapur rreth 2 javë më parë konkursin për administratorë të njësive të qeverisjes vendore, të cilat janë në vështirësi financiare.

Sipas të dhënave të Financave, bashkia e Kavajës është institucioni me performancën më të dobët në shlyerjen e borxheve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.