E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dekonspiroi hetimin për Drejtorinë e Patentave, procedohet kryesekretarja e Prokurorisë Tiranë
Publik News

Dekonspiroi hetimin për Drejtorinë e Patentave, procedohet kryesekretarja e Prokurorisë Tiranë

Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës, Rajana Jata është pëzulluar nga detyra për shkak se akuzohet për dekonspirim hetimesh.

Mësohet se Jata akuzohet se ka dekonspiruar dhe shpërdoruar detyrën duke vënë në dijeni Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

Kryesekretarja në Prokurorinë e Tiranës, dyshohet se ka pasur një komunikatë me anë të telefonit me një person nga DPSHTRR, duke i thënë se ka nisur një hetim.

Fillimisht mësohet se hetimi ka nisur nga SPAK por më pas është kaluar në Prokurorinë e Tiranës, pikërisht në këtë moment hetimi ka rënë “në vesh” të kryesekretares e cila ka dekonspiruar hetimet.

Përfshirja e Rajana Jatës në këtë dekonspirim është faktuar nga tabulatet telefonike. Tashmë është regjistruar ndaj saj procedimi penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.