E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-presidenti: Po për e-mailet e Hilary Clintonit pse nuk bëtë asgjë
Publik News

Ish-presidenti: Po për e-mailet e Hilary Clintonit pse nuk bëtë asgjë

Ish-presidenti Donald Trump ka reaguar i revoltuar pas kontrolleve të FBI-së në shtëpinë e tij në Florida lidhur me aktivitetin e tij gjatë kohës që ishte në Shtëpinë e Bardhë dhe se mund të ketë zhdukur prova të shumta.

Në deklaratën e tij, Trump thotë se “Hillary Clinton u lejua të fshinte 33 mijë e-maile pasi u thirr nga Kongresi. Nuk u bë absolutisht asgjë dhe askush nuk mbajti përgjegjësi”, pohoi ai.

Pretendimi i Trump i referohet hetimit ndaj Hillary Clinton se ajo kishte përdorur një server privat për postën elektronike të qeverisë amerikane, gjë që është kundër protokollit zyrtar.

Në mars të vitit 2015, pasi ajo u largua nga posti i Sekretares së Shtetit, kompania që mbante serverin e postës elektronike fshiu kutinë gjithë arkivin, duke zhdukur njëherësh rreth 33 mijë e-maile, duke përfshirë edhe ato nga koha kur ajo ishte sekretare e Shtetit.

Kjo ndodhi pasi Kongresi i kishte kërkuar Clintonit që të dorëzonte çdo e-mail të lidhur me punën e saj.

Ajo dorëzoi mijëra e-maile të tjera dhe tha se e-mailet e fshira nuk kishin lidhje me detyrën e saj.

Më vonë FBI hetoi dhe zbuloi se ajo ishte ‘jashtëzakonisht e pakujdesshme’ me materialet qeveritare, transmeton BBC.

Nga ana tjetër, Clinton tha se nuk kishte prova për një marrëveshje të fshehtë midis saj dhe kompanisë që ruante serverin për të fshirë e-mailet e lidhura me detyrën e saj, apo sicc thoshte Trump se Clinton ishte “lejuar” të fshinte e-mailet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.