Zhdukja e 14-vjeçarit në Seman, banorët: Ky është fëmija i dytë i kësaj familje që mbytet
Dje një i mitur 14-vjeçar nga Roskoveci i Fierit u fut për peshkim në lumin Seman por nuk është parë më.
Policia dhe banorët kanë nisur kërkimet prej dje dhe ende po vijojnë, ndërsa ende nuk kanë rënë në gjurmët e të miturit.
Banorët shprehen se djali vjen nga një familje me probleme ekonomike.
Në bregun e lumit janë gjetur shapkat dhe sendet e të miturit por ai vetë është zhdukur pa lënë gjurmë.
Ndërkohë po sipas banorëve bëhet e ditur se ky është fëmija i dytë i kësaj familje që mbytet, pasi djali tjetër i Novruz Sakos është mbytur kur ka qenë në klasë të parë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



