Vrau kolegun , policia arreston 48-vjeçarin shqiptar
Mediat amerikane raportojnë se Astrit Gjon Bushi sulmoi dhe vrau kolegun e tij Gregory Robertson i cili punonte si pastrues në fabrikë.
Shqiptari u vu në pranga nga policia vetëm pak metra larg vendngjarjes. oViktima u gjet i mbuluar në gjak, i shtrirë në korridorin e magazinës ku punonte.

Sherifi i Qarkut Oakland Michael Bouchard tha në një njoftim për shtyp se Robertson kishte punuar në fabrikë për rreth shtatë muaj. Ndërkohë shqiptari nuk ka rrëfyer ende motivet që e kanë shtyrë drejt krimit të rëndë.
Ndërsa familja e Robertson filloi një fushatë GoFundMe për të paguar shpenzimet e funeralit. Që nga e premtja në mbrëmje, 5,562 dollarë u mblodhën nga një objektiv prej 7,000 dollarësh, raporton Detroit News.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



