E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama  bën shakanë e radhës për median franceze: Pas 10 vitesh Shqipëria do të jetë në Bashkimin Evropian
Publik News

Rama bën shakanë e radhës për median franceze: Pas 10 vitesh Shqipëria do të jetë në Bashkimin Evropian

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se pas 10 vitesh vendi ynë do të jetë jeta anëtar i Bashkimit Evropian dhe kjo do të ndodhë nëse nuk do të ketë ndonjë tragjedi. Në një intervistë për median franceze “Francesoir”, Rama u shpreh se sot bota ndryshon shpejt, mjafton të shihet situata aktuale.

“Pas 10 vitesh, ndoshta do të jetë në BE, nëse BE mbetet siç është tani. Në fakt, bota sot ndryshon shumë shpejt, mjafton të shihni situatën aktuale.

Pa tragjedi, pas 10 vitesh, Shqipëria do të jetë në BE dhe ne do të bëjmë gjithçka për t’a arritur këtë”, ka deklaruar kryeministri Rama.

Ndërsa i pyetur në lidhje me atë se çfarë do të ndryshojë në përditshmërinë e shqiptarëve, apo nëse do të ndryshojë monedha vendase, kreu i qeverisë u përgjigj: “Këto janë çështje në diskutim, por ajo çfarë ndryshon që tani, është mënyra e të punuarit, të të imagjinuarit e ndërtuarit të ardhmen. Bëhet fjalë për ndërtimin e një shteti që nuk e kemi patur kurrë më parë. Deri më tani, nuk e kemi njohur shtetin e ligjit, shtetin e bërë enkas për qytetarin, ku gjykatësi është gjykatës, dhe pushteti është i ndarë si duhet. Ky është një ndryshim.

Për më tepër, Shqipëria ka qenë vendi më i izoluar nga vendet komuniste. Ne nuk kishim marrëdhënie e shkëmbime madje as me vendet e Lindjes që i përkisnin dikur bllokut komunist”.

Më tej kreu i qeverisë shqiptarë deklaroi se dikur Shqipëria ka qenë Korea e Veriut e Evropës, por tashmë gjithçka ka ndryshuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.