E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapet gjatë kontrollit të pasaportës në Kakavijë kreu i një organizate kriminale
Lajme

Kapet gjatë kontrollit të pasaportës në Kakavijë kreu i një organizate kriminale

Një shtetas shqiptar i shumëkërkuar nga drejtësia është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës nga pala greke.

Shqiptari është kapur ditën e djeshme në mëngjes gjatë kontrollit të pasaportës nga Rajoni i Kontrollit të Pasaportave Kakavijë në bashkëpunim me rajonin policor të Pogonit.

Shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur është ndaluar pasi mbi të rëndon një urdhër arresti nga Prokuroria e Patras për “krijim, pjesëmarrje dhe drejtim të një organizate kriminale”, por edhe për “raste veçanërisht të dalluara të trafikut të drogës”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.