E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fidel Ylli: Zoti kryeministër, nxirrini nga errësira kompanitë e basteve që po gëlojnë
Publik News

Fidel Ylli: Zoti kryeministër, nxirrini nga errësira kompanitë e basteve që po gëlojnë

Luiza Gega është pritur me një ceremoni të organizuar përpara Kryeministrisë.

Në këtë ceremoni gjatë fjalës së tij, Fidel Ylli tha se sportistët janë ambasadorët më të mirë të vendit.

“Kryeministri ka vendosur një standard që kampionë të tillë duhet të mirëpriten gjithmonë në këtë mënyrë. Zoti kryeministër kemi nisur një rrugë të përbashkët duke bërë ligje të mira në parlament. Sportistët shqiptarë nuk marrin më rrugën e emigrimit për flamuj të tjerë. Luiza është anëtare e Forcave të Armatosura, duhet ta falënderojmë ministri Peleshi për ndihmë. Ne nuk kërkojmë lëmoshë, ne qeverinë e duam partner. Këto ditë kam parë mediokritete të ndryshme”, kështu u shpreh Fidel Ylli, ndërsa shtoi: “Jemi një nga tre vendet në botë që kemi shpërblimet elitare”.

Ndërsa i bëri thirrje publike kryeministrit Edi Rama: “Nxirri nga errësira kompanitë e basteve që po gëlojnë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.