E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kallëzimi në SPAK nga ish-deputeti Valteri, ja si iu përgjigjej Meta akuzave
Lajme

Kallëzimi në SPAK nga ish-deputeti Valteri, ja si iu përgjigjej Meta akuzave

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta komentoi pak muaj më parë padinë e ish-deputetit dhe ish-kandidatit për deputet, Halit Valteri, sa i takon depozitimit të akuzave të këtij të fundit në SPAK.

Teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Open’ në ‘News24’ në 9 qershor të këtij viti, Meta nuk e ka mbajtur dot të qeshurën kur u pyet për kallëzimin.

PJESE NGA BISEDA NE EMISION

Eni Vasili: Ka pasur disa akuza në media kohët e fundit për disa lidhje tuaja me elementë kriminalë. Ka pasur dhe një ish-deputet, Halit Valteri i cili ka dorëzuar në SPAK padi për ju dhe LSI-në për çështjen e lobimit të 700 mijë dollarëve në SHBA, për të pasur raporte të mira me qeverinë amerikane dhe një foto tuajën me Presidentin Trump. E ka botuar dhe gazeta austriake që ju keni thënë se do e padisni?

Meta: Edhe këtë e thatë?! Për kë ka kandiduar ky deputeti që përmendët ju në zgjedhjet e fundit?

Arion Sulo: Për PS-në. Por shkrimi ka qenë më përpara në gazetën austriake.

Meta: Ky kandidati i PS ka vajtur për hatër të gazetës austriake atje te SPAK-u, shumë mirë ka bërë.

Arion Sulo: Ai kishte thënë që nuk jam i blerë as nga Edi Rama, e kishte çuar më tej…

Meta (Qesh): Duket që në pamje që është me integritet. Po ka qenë kandidat i PS-së në zgjedhjet e fundit? Normale. Shpresojmë që t’i shpërblehet kjo, t’i konvertohet. Gazeta do të paditet dhe ju do të jeni të ftuar kur të ketë seancat e gjyqit që ta ndiqni. Padia është e padiskutueshme, por përkthehet në gjermanisht, gjithçka do bëhet sipas ligjit austriak. Është e fituar. Është një histori e shpikur te Mother Jones. Ju e dini që SHBA-të po të bësh foto të nisin proceset. Janë përralla.

Meta: Që nga Durim Bami, që e merrte ish-ministri i Brendshëm në zyrë me porosi të Edi Ramës, etj. etj., vetëm Edi Rama mund ta katandis vendin në këtë nivel. Asgjë nuk e ndal 25 korrikun.

Keni një mendim për SPAK, është i pavarur, po vepron?

Ju e dini qëndrimin tim për gjithë zbatimin e Reformës në Drejtësi. Më thërrisni pas 24 korrikut t’ua shpjegoj si është kapur i gjithë sistemi. Opozita ishte pjesë e kapjes së drejtësisë. Kush e zgjodhi Prokurorin e Përgjithshëm me 69 vota?

Janë një grup i strukturuar kriminal në gjithë aferën e inceneratorëve. Mendoj se të gjitha faktet tregojnë se ata janë shumë të mbrojtur nga SPAK dhe natyrisht bëhen disa koka turku, për të treguar se po punohet. Rama thotë ‘mos shikoni këto mullarët e korrupsionit që krijoj unë çdo ditë këtu, por shikoni ç’ka bërë njëri apo tjetri para 15 vitesh’, sepse vijon të jetë në funksion të një projekti tërësisht të kapur. Kemi pasur rastin e Fatos Nanos, por edhe të tjera. Këto raste kur janë të padrejta, kthehen në bumerang.

Pas njoftimit se SPAK ka kërkuar formularin e dekriminalizimit të ish Presidentit Meta në KQZ ka reaguar mënjëherë edhe kreu i Partisë së Lirisë.

Në një postim në facebook ai shigjeton Ramaformën duke shtuar se, “Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më!”.

Postimi i plotë:

Meqënëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më!

Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më!

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.