E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Media britanike: Policë shqiptarë do të sillen në Britani për të ndalur hyrjen e emigrantëve nëpërmjet Kanalit
Publik News

Media britanike: Policë shqiptarë do të sillen në Britani për të ndalur hyrjen e emigrantëve nëpërmjet Kanalit

Skynews ka njoftuar sot se Policia shqiptare është treguar e gatshme të ndihmojë Britaninë e Madhe  për të ndaluar valën e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë që hyjnë në këtëvend.

Media britanike  njofton se policë shqiptarë mund të sillet në Mbretërinë e Bashkuar për të vëzhguar ardhjet e emigrantëve dhe për të dhënë informacionet e mbledhura në përpjekje për të ndalur hyrjet e paligjshme të tyre nëpërmjet Kanalit.

Plani, pjesë e një marrëveshjeje të arritur midis Sekretares së Brendshme britanike Priti Patel dhe qeverisë shqiptare, mund të bëjë që oficerët nga vendi i Evropës Jugore të dërgohen në bregdetin e Kentit ku përpunohen të dhënat për emigrantët, njofton Skynews.

Home Ofice tha se Shqipëria ka premtuar mbështetje duke dërguar oficerë të lartë të zbatimit të ligjit në Mbretërinë e Bashkuar për të ndihmuar në reduktimin e shpejtë të atyre që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla.

Oficerët shqiptarë do t’u ofrojnë autoriteteve gjithashtu informacion dhe mbështetje në përpunim, tha Home Office.

Zyrtarët qeveritarë besojnë se rreth 60% e emigrantëve që kalojnë në Kanal çdo ditë tani janë shqiptarë, megjithëse shifrat luhaten.

Zonja Patel dhe Bledi Cuci, ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë janë zotuar në një diskutim që patën të martën mbrëma, të përshpejtojnë dëbimet e shqiptarëve që nuk kanë të drejtë të jenë në Mbretërinë e Bashkuar duke filluar që nga java e ardhshme.

Mësohet se kontrollet për emigrantët që mbërrijnë me varka, të cilët dyshohet se janë shqiptarë, do të kryhen me shpejtësi.

Reklama në shqip në Facebook dhe Instagram u publikuan të mërkurën në përpjekje për të penguar njerëzit që të mos i ndërmarrin këto udhëtime.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.