E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shtënat me armë zjarri/ Zbardhet emri i shënjestrës, u qëllua pak metra larg shtëpisë
Publik News

Të shtënat me armë zjarri/ Zbardhet emri i shënjestrës, u qëllua pak metra larg shtëpisë

Mbrëmjen e sotme në Shkodër u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit të Alban Bruçit.u

Bruçi ishte duke udhëtuar me një automjet tip “Audi” ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar drejt tij.

Nga këqyrja paraprake e makinës, janë vënë re se plumbat kanë deportuar në njërin prej xhamave të tij.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policise

Rreth orës 21:30, shtetasi A. B., 25 vjeç, ka kallëzuar se, në lagjen “Partizani”, Shkodër është qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit tip “Audi”.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli edhe në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Po ashtu në derën e makinës shihen edhe shenja të plumbave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.