E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Administrata urdhërohet t’i shkojë Ramës në ceremoninë e Markut: ‘Pjesëmarrja, e padiskutueshme!’
Publik News

Administrata urdhërohet t’i shkojë Ramës në ceremoninë e Markut: ‘Pjesëmarrja, e padiskutueshme!’

Administrata shtetërore është urdhëruar të vihet në rresht sot në orën 11:00 për të marrë pjesë në ceremoninë propagandistike të kryeministrit Edi Rama për të pritur kampionin e boksit Florian Marku.

Rama ka njoftuar të premten në Fb se “kush dëshiron dhe ka mundësi të na bashkohet është i mirëpritur” për një ceremoni të ngjashme si për kampionet e atletikës, Luiza Gegën, por drejtuesit e administratës publike e dinë fare mirë se çdo të thotë kjo xhentilesë.

“Në luftë për çështjen e Partisë, gjithmoooonë gati!!!”

Mesazhi që i ka shkuar dje disa punonjësve të administratës, është i prerë dhe i qartë: “Nesër me urdhër të Drejtoreshës së përgjithshme, në ora 11:00, të gjithë do të jeni prezent te trotuari poshtë dy kullave binjake, me qëllim pjesëmarrjen në ceremoninë për nder të Florian Markut. Pjesëmarrja, e padiskutueshme!”.

Kësisoj, edhe një ndeshje aq emocionuese, një adhurim plot drithërimë për kampionin që bëri krenar qytetarët e vendit të tij, një përqafim apo shtrëngim i dorës së tij – dëshirë e çdo shqiptari, po përdhoset në mënyrën më të pështirë për të grabitur, për të përvetësuar vëmendjen, nga Kryeministri, Kryebashkiaku i Tiranës,  Ministrja shofere dhe të godet në stomak më rëndë se grushti i një boksieri./ar.sh/SYRI.NET

1
2
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.